Zyrtari shqiptar i policisë në Maqedoninë e Veriut tregon se si për 11 ditë pësoi nga koronavirusi

Ish-shefi i Agjencisë së Kundërzbulimit dhe aktualisht këshilltar i ministrit të brendshëm në Maqedoni, Muhamed Ismaili ka treguar se çfarë ka përjetuar për 11 ditë nga koronavirusi.

Shkrimi i plotë:

“Të dashurit e mi, nën mëshirën e të Madhit Zot, me ndihmën e stafit mjekësor dhe me përkrahjen e pafund të miqve dhe familjarëve të mi, beteja ndaj virusit Covid19 u fituam.

Edhe pse me imunitet të fortë, pa dijagnoza tjera, joduhanpirës, moshë e mesme,… kjo sfidë nuk ishte aspak e lehtë. 11 ditë në spital ishin ballafaqim direkt me sistemin ‘e gjunjëzuar’ shëndetësor dhe me mëshirën e fatit.

Luftë për jetë a vdekje si dhe jetë që shuheshin, ishin pamje e zakonshme.

Ata që më njohin, e dijnë që kujdesi im ndaj masave mbrojtëse nuk ka munguar, por virusi megjithatë më goditi. Askush nuk mund të jetë i sigurt dhe i mbrojtur nga ky ‘armik fantazmë’.

Ju lus të gjithëve, të jeni të kujdesshëm dhe të mbroheni. Shëndeti dhe jeta Juaj dhe i të dashurve Tuaj janë seriozisht të rrezikuar. Ruajeni! Nga Ju varet! Ju dua”, ka shkruar Muhamed Ismaili pas daljes nga spitali.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu