Kush është Naser Ziberi? Kandidati i Bashkimit Demokratik për integrim për kryeministër shqiptar

Sot gjatë hapes zyrtare të fushatës, për zgjedhjet parlamentare 2020, nga Prespa kryetari i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, më në fund bëri të ditur edhe emrin e kandidatit për kryeministrin e parë shqiptarë.

Deri më tani, të shumtë kanë qënë emrat e spekuluar si kandidatë potencialisht të mundshëm, ndërsa sot Z. Ahmeti ju dha fund dilemave duke thirrur emrin e Naser Ziberit.

Po kush është Naser Ziberi?

Naser Ziberi është lindur në vitin 1961 në fshatin Llaskarcë të Shkupit, komuna e Sarajit. Ai ka lindur në një familje të përbër prej tre djemsh dhe një vajzë. Është bashkëshkort dhe baba i tre fëmijëve, të dy vajzave dhe një djali.

Shkollën fillore e ka kryer në fshatin Bukovic. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Në rininë e tij ka punuar si gazetar i të përditshmes “Flaka e vëllazërimit” në Shkup. Ziberi në të kaluarën ka qenë funksionar i lartë i PPD-së.

Në moshën 33 vjecare kandidohet për herë të parë si deputet me PPD-në dhe e ka ushtruar këtë funksion për tre mandate në vitet 1990,1994,1998. Në periudhen 1996 -98 ka qenë ministër i punës dhe politikës sociale, zv.Kryeministër i Maqedonisë së Veriut si dhe bashkpërpilues i Marveshjes së Ohrit.

Aktualisht jeton ne Shkup dhe ushtron profesionin e noterit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu