150 raste të reja me Kovid-19 nga 1.086 teste të bëra. Më shumë raste aktive ka në Shkup – 1.931. Në Shkup në 24 orët e fundit është regjistruar numër më i lartë i të infektuarve të rinj.
Shkup 93, Tetovë 12, Ohër 9, Kërçovë 8, Kumanovë 7, Resnjë 5, Prilep 4, në Shtip, Strugë dhe Gostivar nga 3 raste dhe në Manastir, Koçan dhe Negotinë nga 1 rast.
Sipas komunave në Shkup, më shumë të infektuar ka në:
Çair-421, Aerodrom-147, Butel-137, Gazi Babë-151, Qendër-127, Karposh-128, Saraj-139 dhe Kisella Vodë-109.
Gjatë 24 orëve kaluara kanë ndërruar jetë 9 pacientë. Në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë një pacient 79-vjeçar nga Shkupi. Në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” luftën me koronavirus e kanë humbur dy pacientë nga Shkupi në moshën 58 dhe 81-vjeçare, si dhe një 58-vjeçar nga Tetova. Në Tetovë kanë ndërruar jetë pesë pacientë në moshën 63, 60, 77,72 dhe 69-vjeçare.
Pasi para pothuajse dy javëve, numri i të diagnostikuarve të rinj filloi të rritet në mënyrë drastike, ishte shpallur kulmi i dytë i epidemisë. Por, ministri Filipçe dje deklaroi se në vjeshtë ka gjasa të ketë valë të re, sepse njerëzit do të jenë në të mbyllur dhe shkollat do të fillojnë me punë. Sipas tij, këta janë rreziqe serioze dhe mund të jenë sfidë serioze për sistemin shëndetësor.
“Po afrohet vjeshta ku moti nuk do të jetë i mirë, njerëzit do të mbyllen brenda, kurse edhe shkollat do të fillojnë me punë. Këta janë faktorë seriozë rreziku, bashkë me numrin e pacientëve të tjerë për shkak të patologjisë tjetër. Kjo paraqet sfidë serioze për sistemin ton shëndetësor”, tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 5.906, ka 2.236 pacientë të shëruar, 227-të vdekur, kurse për momentin Maqedonia numëron 3.393 raste aktive me koronavirus.