Pamje nga aterimi i parë në Aeroportin e Prishtinës, pas pandemisë (VIDEO)

Për shkak të pandemisë Covid-19, Ministria e Shëndetësisë kishte ndërprerë fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Ndërsa sot, pas më shumë se tre muaj ndërprerje të punës, është realizuar fluturimi i parë

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës lajmin e ka kumtuar përmes një njoftimi në Facebook. Fluturimi u realizua nga kompania AirMediterranean, nga Baseli, në ora 00:50 pas mesnatës.

Indeksonline iu sjell pamje nga ky aterim, i cili u mirëprit nga mërgimtarët tanë.

“Mireserdhët Mërgimtar. U realizua fluturimi i parë në aeroportit “Adem Jashari” pas pandemis, në ora 00:50 pas mesnates. Kompania AirMediterranean realizoj fluturimin. Ne ju dëshirojmë mireardhje dhe udhëtime të këndshme drejt Kosovës!”, thuhet në njoftim.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu