Gjiganti turk nis bisedimet me Baselin për Xhakën

Taulant Xhaka mund të ndryshojë ekip këtë verë, teksa pritet të vishet bardhezi. Mesfushori pëlqehet shumë nga Beshiktashi dhe drejtuesit e këtyre të fundit kanë nisur punën për të marrë në Turqi lojtarin shqiptar.

“Takvim” raporton se drejtuesit e Beshiktashit kanë nisur kontaktet me Baselin dhe po mundohen të mbyllin marrëveshjen për Xhakën.

Gjithashtu thuhet se edhe vetë lojtari ka dhënë miratimin e tij për të kaluar në Turqi, teksa do i pëlqente të luante për një ekip të madh si Beshiktashi në sezonin e ardhshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu