Sarri vlerëson lart Ronaldon: Është një kampion kokë e këmbë

Maurizio Sarri e cilësoi të jashtëzakonshëm Cristiano Ronaldon pasi ylli portugez ndihmoi Juventusin me dy gola në barazimin 2-2 ndaj Atalanta.

Ronaldo konvertoi në gola dy goditje nga pika e bardhë në Torino të shtunën mbrëma kur Juve mori edhe një hap tjetër drejt titullit të Serie A këtë sezon.

Reprezentuesi portugez zhvlerësoi golin e Duvan Zapata para se të sigurojë një gol tjetër në minutën e 90-të duke zhvlerësuar edhe golin e Ruslan Malinovskiy.

Sarri, skuadra e të cilit është tetë pikë në krye të tabelës me gjashtë ndeshje për t’u luajtur, përshëndeti aftësinë e Ronaldos për të trajtuar presionin.

“Ai është një kampion me këmbët e tij, por edhe me kokën e tij”, ka thënë fillimisht Sarri në konferencë për shtyp pas ndeshjes.

“Ai arrin të trajtojë presionet që ka ndaj tij në një mënyrë të jashtëzakonshme”, përfundoi trajneri italian.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu