Ibrahimi: Nuk mund të ketë garë demokratike me parti që e vjedhin, zhvatin dhe kërcënojnë vullnetin e qytetarëve

Anëtari i kryesisë qendrore të partisë Alternativa në rrjetin social fejsbuk ka shkruar se nuk mund të ketë garë demokratike me parti që e vjedhin, blejnë, zhvatin dhe kërcënojnë vullnetin e qytetarëve.

Ja postimi i plotë i Ibrahimit:

“Inxhinieringu për vjedhje dhe manipulim të votës nuk është demokraci.

Nuk mund të ketë garë demokratike me parti që e vjedhin, blejnë, zhvatin dhe kërcënojnë vullnetin e qytetarëve.

Përfundimisht duhet të ndryshojë skena ose të ndryshojnë rregullat. Por, garë me pjesëmarrës të pandershëm nuk duhet të lejohet më.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu