Barca së shpejti me trajner të ri, ja kush përmendet?

Barcelona po kalon në një krizë të madhe kohët e fundit, duke mos regjistruar rezultate të mira dhe rrjedhimisht duke humbur titullin e kampionit në La Liga.

Kritikat janë të mëdha për Quique Setien, i cili me shumë gjasë do të shkarkohet gjatë verës. Por, ka zëra që thonë se ai nuk do ta pres as ndeshjen kundër Napoli.

Mediet spanjolle shkruajnë se dhoma e zhveshjes preferojnë Patrick Kluivert të jetë në krye të skaudrës, transmeton InfoShqip.com

Kluivert aktualisht është drejtori i akademisë së Barcelonës, kështu që marrëveshja do të ishte e lehtë.

Mbetet të shihet nëse ‘Mundo Deportivo’ ka diçka të qëlluar nga këto raportime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu