Vuçiq: Nëse nuk e njohim Kosovën, ja se çfarë do t’i ndodh Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë pikëpamje të njëjta për zgjidhjen e çështjes së Kosovës sikur përfaqësuesit e Prishtinës.

“Ne nuk i kundërshtojmë shqiptarët, nuk ka rëndësi nëse flisni me shqiptarët ose Shtetet e Bashkuara dhe BE-së. Ata mendojnë njësoj dhe na dëshirojnë të njëjtën. Ata dëshirojnë pavarësinë e Kosovës brenda kornizës dhe kufijve të sotëm, siç e shpallën shqiptarët, Kosovën e pavarur”, – tha Vuçiq për RTS.

Ai tha se “të gjithë përveç Rusisë dhe Kinës” kërkojnë që Beogradi ta njohë pavarësinë e Kosovës dhe shtoi se Serbia do të “izolohej dhe dënohej si vend” nëse udhëheqja e saj nuk shkonte në negociata me përfaqësuesit e Kosovës.

Vuçiq deklaroi se Shtetet e Bashkuara nuk braktisën negociatat për Kosovën dhe se ai priste “një nxitim edhe më të fortë të amerikanëve për këtë çështje”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu