Kosova vazhdon të përballet me numrin në rritje të vdekjeve dhe rasteve të reja me koronavirus.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se tashmë në vend ka shkuar në 10 mijë e 59 numri i personave të infektuar me koronavirus, kjo pasi që gjatë së shtunës janë regjistruar edhe 190 raste të reja.
Sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK-së, në Kosovë që nga marsi kur edhe janë regjistruar rastet e para me koronavirus e deri më tash kanë ndërruar jetë 315 persona të cilët përveçse ishin të prekur me COVID-19, ata kishin pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Po ashtu në Kosovë numri i personave që kanë arritur të shërohen nga koronavirusi ka arritur në 5 mijë e 802.
Bazuar në këto të dhëna, në Kosovë aktualisht janë 3 mijë e 942 raste aktive me koronavirus.