Vdes vëllai i presidentit Donald Trump

Robert Trump, vëllai më i vogël i presidentit të SHBA-së, Donald Trump ka vdekur në moshën 71 vjeçare. Lajmin e konfirmoi Shtëpia e Bardhë.

“Me hidhërim të thellë, njoftoj se vëllai im i mrekullueshëm, Robert, paqësisht u nda nga kjo botë. Ai do të jetë një mungesë e madhe, por ne do ta takojmë sërish. Kujtimet e tij do të mbesin të gjalla në zemrën time përgjithmonë. Robert, të dua shumë. Pusho në paqe” – ishin fjalët e presidentit Trump për humbjen e vëllait.

Edhe djali i Donald Trump, Eric bëri homazhe për Robertin.

“Robert Trump ishte njeri i dashur dhe i fuqishëm. Ai do i mungojë shumë të gjithë familjes” – shkruan në Twitter Eric.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu