Ramush Haradinaj: Kosova po e mposhtë pandeminë, të hiqen kufizimet

Kryetari i Aleancës së Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur rreth situatës epidemiologjike në vend, duke aluduar që Kosova po e menaxhon mirë dhe po e fiton luftën me Coronavisrusin, njofton Insajderi.

Haradinaj ka thënën se “javëve të fundit ndërgjegjësimi i masave po jep rezultate, dhe si rrjedhojë kufizimi i lirisë së lëvizjes dhe bizneseve nuk është më i nevojshëm”.

Tutje Haradinaj ka shtuar së “pret që Kuvendi i Kosovës ta miratojë pakon për rimëkëmbje ekonomike dhe uljen e tatimeve për bizneset”.

“Në këtë mënyrë vendi do të rimëkëmbet me politika të drejta, me mobilizim dhe me përkrahje të aleatëve”, ka thënë në fund Haradinaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu