Njoftim i rëndësishëm për shqiptarët që duan të hyjnë në Itali

Ministria e Jashtme e Shqipërisë ka njoftuar sot se shqiptarët që duan të hyjnë në Itali do t’u kryhet tamponi në momentin e mbërritjes në aeroport, falas dhe pa kosto për pasagjerët.

Ndërsa, udhëtarët e Greqisë, Spanjës, Kroacisë nëse dëshirojnë të hyjnë në Itali duhet të paraqesin testin negativ për COVID-19.

Rezultati i tamponit mund të zgjasë deri në 48 orë, periudhë në të cilën udhëtarët duhet të mbajnë regjim karantine në banesën ose destinacionin e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu