Higuain: Ronaldo dhe Messi dominuan dekadën e fundit, nuk jam tradhtar

Sulmuesi i Juventus-it, Gonzalo Higuain mendon se nuk është tradhtar që është transferuar në Torino nga Napoli.

Argjentinasi ishte në top formë te “Napolitanët”, pastaj u transferua te Juventus-i, skuadër në të cilët ndodhet tani, transmeton portali arbresh.info.

Ai ka bërë me dije se ishte dëshira e tij që të transferohet dhe nuk e quan tradhti pse iu bashkua rivalit, ngase edhe lojtarët më herët e kanë bërë një gjë të tillë.

“Nuk ndihem tradhtar pse jam larguar, në fund ishte zgjedhja ime të përmirësohem dhe të jem i lumtur”.

“Duhet të mendosh sa lojtarë të mëdhenj janë larguar, siç i ndodhi fenomenit ose Pirlo-s. Ose nga Barcelona te Real Madrid-i. Te Napoli isha mirë, kam bërë rekordin e golave, pastaj kalova te Juventus-i”, deklaroi fillimisht ai.

Tutje, lojtari është pyetur rreth së ardhmes të Messi-t, ndërsa nuk ka treguar, ngase vendimi i takon vet lojtarit.

“Nuk e di nëse do largohet. Është e vështirë dhe dramatike situata, vetëm ai e di çfarë të bëj. Shpresoj që të bëjë më të mirën dhe të ndihet i lumtur”, theksoi argjentinasi.

Në fund, Higuain zbuloi ndjenjën si është të luash pranë Lionel Messi-t dhe Cristiano Ronaldo-s.

“Të qëndrosh në futboll kaq gjatë nuk është e lehtë. Në 15 vitet e fundit kanë fituar 11 herë Topin e Artë dhe kanë dominuar dekadën e fundit”, përfundoi ai.

Lojtari është i lidhur me largimin nga “Zonja e Vjetër” dhe rikthimin në Argjentinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu