Lukaku: Interi është këtu për të fituar

Romelu Lukaku ka paralajmëruar se Interi është në finale për ta fituar Ligën e Evropës kundër Sevillas. Nerazzurrët arritën në finale të garës së dytë evropiane pas fitores së lartë (5-0) kundër Shakhtar Donetskut në gjysmëfinalen e të hënës mbrëma.

Sulmuesi belg shënoi dy herë, ashtu si Lautaro Martinez, ndërsa në listën e golahsënuesve u regjistrua edhe Danilo D’Ambrosio.

“Skuadra po luan mirë. Të gjithë po përpiqen të japin maksimumin, kemi punuar shumë në kampion e vogël stërvitor”.

“Ka qenë vështirë, por mendoj se tash i shohim rezultatet e një pune të madhe. Fizikisht dhe taktikisht, të gjithë janë në qind për qindëshin e tyre dhe mund të vazhdojmë, prandaj kjo është gjë e mirë”.

“Jemi këtu për të fituar dhe skuadra ndaj të cilës luajmë, është favorite”, ka deklaruar Lukaku për BT Sport.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu