Neymar Junior ka folur me superlativa për Messin dhe Ronaldon. “Topi i Artë” ka qenë gjithmonë objektiv i Neymar Junior, për çka edhe gjithmonë është raportuar se la Barcelonën për Paris Saint Germainin.
Mirëpo, ai e ka të qartë se përse nuk e ka fituar deri sot, me shpresën se një ditë do të rrëmbejë një çmim të tillë.
“Natyrisht që Messi dhe Ronaldon kanë dominuar ‘Topin e Artë’ sepse mbi 10 vjet ata s’kanë qenë nga ky planet. Do të ishte nder i veçantë nëse e fitoj”, u shpreh Neymar për Daily Star.
“Por, ky çmim varet nga ajo që arrini në fushë, ajo që fitoni me klubin – kështu që ky është fokusi im tani, nëse është e shkruar të ndodhë”.
“Triumfi në Ligën e Kampionëve është speciale, e di këtë. Por me PSG-në do të ishte historike dhe kjo është pikërisht ajo për çfarë kam ardhur këtu”.