Djali i Trumpit thotë se babai i tij do t’i humbas zgjedhjet

“Ne po humbim miq, dhe kjo vërtet do të dhemb shumë”, raportohet të ketë thënë djali i Donal Trump, Trump Jr.

Donald Trump Jr sic shkruan The Independent, po shqetësohet se babi i tij nuk do të arrijë do të fitojë dhe njëherë në garën presidenciale gjatë nëntorit.

Djali i Trump ka shqetësimin e tij më të madh meqë ende nuk janë emëruar personat te cilët do ta udhëheqin fushatën zgjedhore.

“Djali i Trump është i vetmi person që mendon se ne do të humbim, dhe thotë se do të jetë e vështirë sapo të ndodh”, citohen aktivistë brenda kampit republikan të kenë thënë për Times.

Shqetësim tjetër i tij mbetet edhe hetimi që po bëhet mbi organizatën e Trump, nga Gjykata në New York, e nëse humbin zgjedhjet e 2020, atëherë prokurorët do të ngarkojnë me akuza Trumpin dhe fëmijët e tij si pjesë e hetimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu