“Messi nuk mund të largohet tani”, ish-presidenti i Barcelonës Gasaprt kritikon planet për largim të argjentinasit

Ish-presidenti i Barcelonës, Joan Gaspart ka insistuar se Lionel Messi nuk mund të largohet tani nga Barcelona si transferim i lirë.

Ylli argjentinas në mbrëmjen e së martës njoftoi klubin se e dëshiron largimin si lojtar i lirë, pas situatave që pakëndshme që u krijuan së fundmi.

Humbja 8-2 ndaj Bayern Munichut në Ligën e Kampionëve, biseda me trajnerin e ri Ronald Komemanin dhe trajtimi i Luis Suarezit nga klubi, janë vetëm disa ndodhi që kanë dëshpëruar 33-vjeçarin.

Por, Gaspart mendon se kjo mënyrë e sjelljes nga gjashtë herë fituesi i Topit të Artë nuk është në rregull dhe duhet që së bashku me klubin ta tejkalojnë.

“Messi nuk mund të largohet. Ai duhet ta bëjë këtë gjë në vitin 2021”, ka thënë ish-presidenti që kishte qenë në krye të skuadrës nga viti 200 deri më 2003 për Marcan.

“E kam parë kontratën dhe është shumë e qartë. Kur klauzola përfundon në qershor, nuk ka kthim mbrapa”.

“I preferoj atij që të largohet në vitin tjetër si lojtar i lirë, pasi tani duhet paguar 700 milionë euro nga skuadra që e do”.

“Klubi është në krye, jo lojtari. Klubi i paguan lojtarët. Nuk ka të bëjë me paratë, por me kontratën që është valide”, ka shtuar më tej Gaspart.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu