Hit në rrjetet sociale: A e vodhi Vuçiç stilografin e Trump-it në Shtëpinë e Bardhë?

Pas nënshkrimit të marrëveshjes historike në Shtëpinë e Bardhë midis Serbisë dhe Kosovës në Uashington, lajme interesante u përhapën në rrjetet sociale.

Fokusi është tek Presidenti Serb Aleksandar Vuçiç, i cili, pas një fjalimi të shkurtër drejtuar kombit, u mburr se ai kishte marrë një stilograf nga Presidenti Trump.

Siç mund të shihet në fotot nga nënshkrimi i marrëveshjes, Vuçiç, Hoti dhe Trump nënshkruan marrëveshjen në të njëjtën kohë, dhe presidenti serb me shumë gjasë e mbajti stilografin po ia kthyer të zotit.

“Ky është një stilograf që unë kam marrë nga Donald Trump, vetëm ai e nënshkruan me të, ndërsa më shkroi një mesazh në një copë letër”, u tha Vuçiç gazetarëve.

Ai gjithashtu u mburr se mori “çelësin” e Shtëpisë së Bardhë si një dhuratë.

“Unë mora ‘çelësin’ e Shtëpisë së Bardhë. Ai më tha: Kjo është për ty që të jesh gjithmonë në gjendje të hysh në Shtëpinë e Bardhë”, tha Vuçiç.

Shakatë shpejt filluan të qarkullonin në mediat sociale në lidhje me presidentin serb, me intepretimin që “vodhi një stilolaps nga udhëheqësi amerikan”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu