Bullgaria është vendi i vetëm në të cilin punon gjithçka nuk ndjejnë se janë në pandemi. BSP dëshiron zgjedhje, por ata nuk mund të organizojnë as zgjedhje të brendshme, tha sot kryeministri bullgar Bojko Borisov nga Kërxhali, njofton BGNES.
“Çdoherë kam thënë se i respektoj protestat e njerëzve. Deri më tani nuk ka pasur rast të demonstruesve të cilët nuk janë marrë në pyetje dhe problemi i tyre nuk është zgjidhur. Por, ata provokues hedhin fishezjarre dhe flesh bomba ndaj policisë, e kanë thyer Sofjen dhe mes tyre ka deputetë, nuk duhet të përzihen me njëri tjetrin”, ka thënë Borisov.
Ai nuk deshi të përgjigjet në pyetjen se cila mafia e kërkon dorëheqjen e tij, siç tha vetë para disa ditësh.
“Do të jem i lumtur që t’i komentoj protestat nëse një natë flet personi i cili do të jetë ministër i tyre i Punëve Sociale, natën tjetër ministri i Financave dhe më pas me të drejtë të krahasohet me ne. Do të themi – ejani, qeverisni. Si do të qeverisin, përveç që dinë të kërkojnë varje dhe arkivole”, pyeti Borisov.
Sipas Borisov, Bullgaria është vendi i vetëm në të cilin punon gjithçka dhe populli nuk nxihet se është në pandemi.
Duke u përqendruar në ngjarjet e 2 shtatorit kryeministri bullgar tha se atë ditë policia është sulmuar me inat.