Ronaldo i shtang tifozët me muskujt e këmbëve

Cristiano Ronaldo ka dëshmuar se asnjëherë nuk e anashkalon ditën kushtuar ushtrimit të këmbëve duke mahnitur me muskujt e tij të kofshës.

Superylli i Juventusit e ka publikuar një fotografi në Instagram për të treguar rutinën e tij të ushtrimeve.

I vendosur në një makinë për ekstensionin e këmbëve në palestër, portugezi mori vëmendje me muskujt e këmbëve që binin në sy.

“Rikuperimi i mirë është çelësi!”, është përshkrimi që 35-vjeçari e ka zgjedhur për këtë postim.

Një ditë pas publikimit, fotografia ka marrë mbi gjashtë milionë pëlqime nga fansat e tij të shumtë në Instagram.

Në muajin shkurt, Ronaldo do të mbushë 36 vjet, mirëpo ai vazhdon të jetë në formë të jashtëzakonshme fizike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu