Mbrëmjen e kaluar, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vucic, ka shtruar darkë për zyrtarët amerikanë, të cilët përveç muzikës e ushqimit shkëmbyen edhe dhurata, me emisarin special të Shtëpisë së Bardhë, Richard Grenel, Drejtorin Ekzekutiv të Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit (DFC) Adam Boehler dhe Vucic’it.
Siç shihet në fotografitë e postuara nga presidenti Serb, Vucic, ai i ka dhuruar disa shishe verë serbe delegacionit amerikan.
Ndërsa pa dhuratë nuk mbetur as pritësi i kësaj darke, Aleksander Vucic, ai mori dhuratën nga Grenell librin “Shtëpia e Bardhë përmes Historisë”.
“Faleminderit Richard Grenellit për përkushtimin e tij dhe punën e mirë për të gjithë rajonin. Dhe faleminderit për dhuratën e mrekullueshme,” shkroi kreu i shtetit serb në profilin në Instagram.
“Mirëseardhje Adam Boehlerit me verëra të mira serbe”, thuhet në njoftimin e dytë nga Vucic.
Vucic tregonte se ai gjithashtu mori një dhuratë nga Donald Trumpi përmes të dërguarit të tij, siç ka shkruar ai “Nga rezidenca presidenciale në Camp David drejt Serbisë.”