NATO thotë se ka përparim në bisedimet Turqi – Greqi

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se në bisedimet teknike mes Turqisë dhe Greqisë për Mesdheun Lindor është shënuar “progres i mirë”.

Në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez në selinë e NATO-s, Stoltenberg rikujtoi se mes Turqisë dhe Greqisë deri më sot janë zhvilluar disa takime për formimin e mënyrave të ndarjes në Mesdheun Lindor dhe paradalimin e ngjarjeve dhe incidenteve të padëshiruara në ajër dhe në det.

“Këto takime vazhdojnë. Është shënuar një progres i mirë”, theksoi Stoltenberg.

Pasi ka vënë në dukje se takimet janë bisedime teknike ushtarake, Stoltenberg potencoi se këto janë në cilësinë plotësuese të përpjekjeve diplomatike që Gjermania ka zhvilluar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

Përpjekjet e Gjermanisë siguruan që dje Turqia dhe Greqia të dakordohen për rifillimin e bisedimeve hulumtuese”, tha Stoltenberg i cili bëri të ditur se e ka mirëpritur këtë dhe se do të vazhdojë të jetë në kontakt të afërt me liderët turq dhe ata grekë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu