Tensionohet situata tek Zyrat e OVL-UÇK-së, pas arrestimit të Hysni Gucatit

Veteranët e UÇK-së që janë mbledhur para zyrave të OVL-së janë duke protestuar pas nxjerrjes së kryetarit të tyre, Hyseni Gucati të prangosur nga policia e EULEX’it.

Aty janë parë një grumbull i veteranëve teksa kanë fishkëlluar dhe bërtitur në drejtim të zyrtarëve policorë që e kanë shoqëruar Gucatin për në veturën e EULEX’it disa minuta më parë.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së është arrestuar brenda zyrave të organizatës.

Gucati është nxjerrë i prangosur nga zyra e tij, prej forcave të shumta të policisë së Eulexit.

Nuk dihet akoma arsyeja e arrestimit të kreut të veteranëve, veçse Tribunali Special ka nisur nga dje arrestimet e para për të akuzuarit për krime lufte.

Megjithatë, është akoma e paqartë arsyeja pse u arrestua Gucati dhe nëse bastisja e sotme ka të bëjë me dosjet që ka publikuar organizata e veteranëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu