Hajgare? Jo! Ujmani do pagëzohet si “Liqeni Trump”

Me gjasë, Liqeni i Ujmanit, një prej mosmarrëveshjeve serbo-kosovare e cila është pikë e Marrëveshjes së Uashingtonit, do të quhet “Liqeni Trump”.

Ngjan si humor (hajgare) në shikim të parë, por është tërësisht e vërtetë. Propozimi erdhi nga i dërguari Grenell, e më pas u mbështet nga kryeministrin Hoti.

“Si të quhet liqeni që është në Kosovë dhe Serbi, ka qenë çështje serioze, pavarësisht kompromisit të krijuar nga Shtetet e Bashkuara për të nisur një studim fizibiliteti për të krijuar më shumë vende pune dhe energji në rajon… andaj të dyja palët janë pajtuar për një emër të ri: Liqeni Trump”, shkroi Grenell në Twitter.

Ja behu menjëherë Hoti, duke shkruan ngazëlleshëm:

“Në shenjë nderimi për rolin e tyre vendimtar për lirinë, pavarësinë dhe njohjen e shtetësisë së Republikës sonë anekënd botës, ne i kemi pagëzuar sheshet më të bukura të qyteteve tona me emrat e personaliteteve më të shquara të Shteteve të Bashkuara Amerikës, si: Presidenti Klinton, Xhorxh Bush, Senatori Bob Dol, Sekretarja Medlin Olbrajt etj”.

Studimi i fizibilitetit në Liqenin e Ujmanit është nga pikat e marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë. Ndryshe përkthehet si i ndarë mes dy palëve, të paktën për momentin. Liqeni që ndodhet në Veri, është burim uji dhe energjie për Kosovën, një pasuri e ndodhur në territorin e Kosovës, por që të drejtën mbi të e prtetendon dhe Serbia.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu