Dallimet për historinë mes Shkupit dhe Sofjes, Zaev telefonatë me Borisovin

Kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Zoran Zaev dhe Bojko Borisov dje kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku siç mësohet në fokus kanë qenë tema të ndryshme të bashkëpunimit midis dy vendeve, përcjell INA.

Një nga temat e diskutuara ka qenë edhe çështja e punës së komisioneve për arritjen e tejkalimit të kontesteve dhe mosmarrëveshjeve historike, lidhur me heronjtë e së kaluarës, për të cilët kanë pretendime të dyja vendet.

Një nga figurat më diskutabile është personaliteti i kryengritjeve të së kaluarës të periudhës së Ilindenit, Goce Dellçev, i cili është i lindur në Bullgari, por që për maqedonasit konsiderohet si hero kombëtar që ka luftuar për pavarësimin e vendit.

Borisov theksoi se Bullgaria mbështet aspiratat e Maqedonisë së Veriut për në BE dhe se Sofja përkrah rrugëtimin e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu