Kim Jong Un i uron shërim të shpejtë Presidentit Trump

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un i dërgoi një mesazh Donald Trump pas diagnozës së presidentit amerikan se është me koronavirus, duke i uruar atij shërim të shpejtë.

“Ai shprehu njeshmëri dhe përshëndetje të ngrohta për presidentin dhe zonjën e parë”, njoftoi Agjencia Qendrore e Lajmeve Koreane (KCNA).

Ndërkohë, urime të tilla i janë dërguar çiftit presidencial amerikan edhe nga liderë të shumtë botërorë. Nga kryeministri britanik, Boris Johnson, te presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, të gjithë i kanë uruar shërim sa më të shpejtë.

Më pak se 24 orë pasi pohoi se ai dhe Zonja e Parë, Melania Trump, ishin diagnostikuar me COVID-19, Presidenti amerikan, Donald Trump, doli ngadalë nga Shtëpia e Bardhë për t’u ngjitur në një helikopter që e çoi në qendrën mjekësore ushtarake “Walter Reed”.

Pak para mesnatës, mjeku i Presidentit, Dr. Sean Conley dha detaje mbi gjendjen shëndetësore të Trump, duke thënë se ai po ia dilte mirë, nuk po merrte oksigjen shtesë dhe si masë paraprake kishte përdorur dozën e parë të Remdesivir, e cila ka përshpejtuar kohën e rikuperimit për disa pacientë me koronavirus.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu