Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se një nga pikat e marrëveshjes ekonomike me Serbinë, e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator nuk i ka pëlqyer aspak
Fjala është për pikën 15 të kësaj marrëveshje ku thuhet: Kosova do të pranojë të zbatojë një moratorium një vjeçar që pauzon kërkimin për anëtarësimin në Organizatat Ndërkombëtare.
“Pika 15 e marrëveshjes nuk më ka pëlqyer aspak”, u shpreh Hoti.
Ndërkohë, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen ekonomike më 4 shtator në Uashington.
Marrëveshja që u nënshkrua në Shtëpinë e Bardhë, u mundësua nga presidenti i SHBA’së, Donald Trump.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, Trump ka thënë se dita e nënshkrimit të marrëveshjes është historike.
Ai e ka konsideruar si sukses të administratës së tij, që të arrijnë marrëveshje mes dy shteteve që për dekada kanë qenë në konlikt. Sipas Trumpit, ka pasur negociata të dështuara për ta zgjidhur problemin mes Kosovës dhe Serbisë.