“LDK e ka zbuluar misionin e Vjosa Osmanit”, veprimtari i jep goditjen e fundit kryetares së Kuvendit

Veprimtari i hershëm i LDK-së, Fatmir Bajraj, ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka kuptuar tashmë misionin e Vjosa Osmanit në këtë parti, për çka më pas pasojë edhe shkarkimi i saj nga pozitat që kishte në këtë subjekt.

Bajraj është i mendimit se ish-nënkryetarja e LDK-së, e ka braktisur filozofinë e urtë rugoviane, vizonin politik të LDK-së, dhe mbi të gjitha ideologjinë demokratike e perëndimore.

Sipas tij, Osmani lëshojë akademinë politike të Presidentit brahim Rugova.

“LDK-ja, përfundimisht ka lexuar “misionin” e Vjosa Osmanit në LDK, dhe përmes Këshillit të Përgjithshëm, ajo mori përgjigjën e degradimit hierarkik në struktura të partisë, përgjigje e cila do pasohet edhe në organe dhe në gjithë shtrirjen horizontale të anëtarësisë dhe elektoratit të LDK-së, të cilët i kishin dhënë besim e mbështetje, të cilat i keqpërdori Vjosa Osmanit, mosmirënjohëse fund e krye. ‘Nuk mund të flesh në shtratin me armikut dhe të gdhihesh patriot’, znj. Osmani, ka braktisur filozofinë e urtë rugoviane, vizonin politik të LDK-së, dhe mbi të gjitha; ideologjinë demokratike perëndimore, sistem i vlerave praktike që kultivon e afirmon LDK-ja, ka zëvendësuar me ideologji të ekstremit të majtë atë të dhunës, mos durimit dhe anarkisë si metodë e model aksiometrik. Vjosa Osmani, lëshojë akademinë politike të Presidentit historik dhe ikonës së Pavarësisë, Dr. Ibrahim Rugova, për t’iu bashkuar një lëvizjeje të mendësisë dhe kulturës politike të shekullit të kaluar, për të cilën Kosova dhe shqiptarët nuk kanë nevojë, iku në ‘Klubin e Budallenjve’, në krye të të cilit është Albin Kurti, ngase aty i rrahë zëmra dhe i fle shpirti”, shprehet Bajraj.

Më tej shprehet se të tilla raste sikur me Vjosa Osmanin, do ta bëjnë LDK-në që vetëdijesohet, duke reflektuar në të ardhmen në gjenerimin e mundësive dhe kapaciteteve autentike, dhe për të afirmuara frymën dhe filozofinë unike të LDK-së rugoviane.

Spastrimi i LDK-së nga ‘misionarë’ sikur Vjosa, do vetëdijesojë dhe ndërgjegjësojë LDK-në, strukturat e saj, organet dhe gjithë organizimin e saj horizontal e vertikal, duke reflektuar në të ardhmen në gjenerimin e mundësive dhe kapaciteteve autentike dhe të afirmuara, në frymën dhe filozofinë unike të LDK-së rugoviane, filozofi kjo që mënjanon populizmin dhe shfrytëzimin e politikes populiste në luftën për pushtet. LDK-ja, sidomos, pas një periudhë relativisht të shkurtër në krye të Qeverisjes së vendit, edhe pse në një kohë mjaftë sfiduese dhe në një kontekst e momentum unik, i’a ka dalë mbanë, t’a kthej fokusin e partnerëve strategjik në Kosovë, dhe të ngritët në agjendë reale gjeo-politike e SHBA-ve dhe e BE-së në rrafshin ndërkombëtar, si dhe në menaxhimin e përgjegjshëm dhe profesional në rrafshin e brendshëm dhe me sfidat akute”, ka deklaruar veprimtari i LDK-së.

Veprimtari Bajraj një vlerësim e ka dhënë edhe për Qeverinë Hoti, për të cilën ka thënë se në kontekstin aktual kjo e fundit është e pa alternativë, dhe e she si të vetmin solucion qeverisës që shpie vendin drejtë zhvillimit dhe integrimeve euroatlantike.

“LDK-ja, përkundër propagandës së egër të atyre që dështuan, u dorëzuan, dhe të atyre që së fundmi edhe dezertuan në përgjegjësitë shtetërore, por të cilët kanë të zhvilluar fortë dhe fuqishëm, industrinë e manipulimit dhe mashtrimit të opinionit publik, ka një ngritje solide të besimit të qytetarëve të vendit, të cilët po prekin fytet dhe sukseset e Qeverisë Hoti. Qeveria Hoti, në kontekstin aktual, është e pa alternativë dhe i vetmi solucion qeverisës që shpie vendin drejtë zhvillimit dhe integrimeve euroatlantike, për çfarë qytetarët e Kosovës, çdo ditë e më tepër, i bindën këtij fakt, fakt ky që tmerron kundërshtarët e padenjë politik dhe jo vetëm”, ka thënë në fund, veprimtari i LDK-së në diasporë, Fatmir Bajraj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu