Dy standardet ndaj Ramës, Lavrov: Rusia e gatshme për zgjidhje përmes OSBE-së në Nagorno-Karabakh

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Nagorno-Karabakh të Dielën, dhe tha se Moska ishte e gatshme të ndihmonte gjetjen e një zgjidhjeje të konfliktit përmes OSBE-së.

Edhe pse ndryshe nga qasja që Lavrov pati në konfliktin bjellorus, të cilën e quajti ndërhyrje në “punët e brendshme” të vendit, ndihmën e ofruar nga OSBE për zgjidhjen e konfliktit, ai i tha homologut të tij armen, se Rusia ishte e shqetësuar për rritjen e numrit të viktimave nga lufta që shpërtheu në fund të shtatorit.

Ndërkohë Azerbajxhani ditën e sotme deklaroi se forcat armene kishin qëlluar me raketa qytetin e dytë të saj Ganja, duke vrarë një civil dhe duke plagosur katër të tjerë ndërsa kërcënoi të hakmerrej duke shkatërruar objektivat ushtarake në Armeni.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu