Maqedonia e Veriut e fundit në Evropë për bërje biznes

Klima e biznesit në Maqedoni po përkeqësohet. Vendi ynë gjendet tuaj se në vendin e fundit në Evropë. Sipas raportit të Odës Evropiane, vendi ynë ka shënuar rënie për pesë vende në rang listën e të bërit biznes, në krahasim me vitin 2019. Në lojë ishin 46 vende, dhe Maqedonia gjendet afër fundit, gjegjësisht në vendin e 36. Për këtë reagoi edhe deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, i cili në rrjetin social Tuiter, ka shkruar se Maqedonia ka rënien më të ndjeshme të klimës për të bërë biznes në vendet e Evropës.

“Maqedonia me rënien më të ndjeshme të klimës për të bërë biznes nga vendet e Evropës – 5 vende më poshtë në rang listë në krahasim me vitin 2019, në vendin e 36 të listës me 46 vende!”, shkruan në Tuiter, deputeti nga VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski.

Nga ajo që mund të shihet në raportin e Odës Evropiane, në kreun e listës me klimën më të mirë të biznesit kanë vendet skandinave. Të parët në listë janë Danimarka, Suedia, Norvegjia dhe Finlanda. Menjëherë pas tyre janë Zvicra, Britania dhe Gjermania. Për ndryshe, deri para disa viteve Maqedonia ishte në kreun e listave në botë sa i përket të bërit biznes. Në listat botërore të Doing Business, gjatë qeverive të kaluara të udhëhequra nga VMRO-DPMNE, vendi shënonte vazhdimisht ngritje në listat e vendeve me reformat më të mëdha për bërje të biznesit. Në vitin 2016 ishim në vendin e 10 në botë si vend me klimë më të mirë të biznesit.

Se ajo është ashtu, u dëshmua edhe me faktin se gjatë asaj periudhe kishte një fluks të investimeve të huaja, të cilat, po mos të kishte klimë të mirë të biznesit dhe politikë të mirë tatimore, nuk do të investonin në Maqedoni. në periudhën deri në vitin 2016, kur radhiteshim mirë në listat botërore dhe evropiane për bërje biznes, papunësia vazhdimisht ulej, ndërsa tani, kur Maqedonia filloi të bie nga listat, papunësia në vend filloi të rritet në mënyrë dramatike.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu