Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo nuk kishin parë njëri-tjetrin për dy vjet, madje as që kishin folur.
Që kur portugezi u largua nga Real Madrid, dy arkitektët e epokës më të lavdishme të ekipit Los Blanocs të shekullit 21 nuk ishin takuar më.
Madje disa gjeste dhe deklarata nga portugezi nuk i pëlqyen aq shumë në dhomat e zhveshjes te Real Madridi.
Por ndeshja Portugali-Spanjë i bashkoi ata, dhe kujtimet e tyre të mira që kishin së bashku, ishin më të forta se grindjet e vogla.
Sergio shkoi në dhomën e zhveshjes të Portugalisë, ku mori një fanellë të nënshkruar nga Cristiano dhe, përveç kësaj, ata postuan një foto, ku aty ishte edhe Pepe .
“Për mikun tim Sergio, me gjithë dashurinë”, shkruhet në dedikimin që Ronaldo i ka shkruar Ramos në fanellë.
Mbrojtësi e shpërndau foton në rrjetet e tij sociale me një mesazh të dashur për ish kolegët e tij: “Dhe ne jemi akoma këtu … dhe kemi edhe shumë për të dhënë. I gëzuar që ju shoh, miqtë e mi”.