Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, tha se NATO ka standarde e procedura që sigurojnë se të gjithë ata që punojnë me të dhëna të klasifikuara të organizatës t’i respektojnë ato. Kjo çështje u ngrit me rastin e ndryshimit të qeverisë në Mal të Zi dhe ardhjen e partive që nuk e aprovonin anëtarësimin në NATO.
Në pyetjen e televizionit publik të Malit të Zi, RTCG, se a e sheh të pranueshme që përfaqësuesit e partive proserbe të jenë në krye të shërbimeve të inteligjencës në Mal të Zi, Stoltenberg tha se kriteret e sigurisë duhet të përmbushen kushdo që të jetë në pushtet.
“NATO punon që të gjitha kriteret e sigurisë të përmbushen dhe kjo vlen për të gjithë, edhe në Mal të Zi kushdo që të jetë në pushtet, pasi kjo është kjo është kërkesë që të gjitha shtetet duhet t’i përmbahen” tha Stoletenberg.
Sekretari i NATO’s e bëri të qartë po ashtu se është në dijeni me sfidat me të cilat përballet Mali i Zi, duke theksuar tentimin e grusht shtetit në zgjedhjet e kaluara.
“Ne e pamë se në fushatën zgjedhore kishte dezinformata dhe tentime të kërcënimeve hibride kundër Malit të Zi, si dhe tentimin e grusht shtetit në zgjedhjet e kaluara. Kjo është arsyer që NATO punon së bashkua me Malin e zi dhe aleatët që të përballen me kërcënimet dhe sulmet kibernetike dhe do të vazhdojmë të punojmë me Malin e Zi” tha Stoltenberg gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.