Mehmeti: Ja pse Maqedonia do veçohet nga Shqipëria në rrugën drejt BE

Analisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti, në programin Këndi i Kimit në SYRI TV, komentoi faktin se progres-raporti i fundit i Komisionit Europian e veçonte Maqedoninë si shtetin që ka përparuar më shumë. Pasi u bënë vite që Shqipëria e mban peng Maqedoninë në rrugën drejt BE, duket se tani udhëtimi do ndahet.

“Maqedoninë do e veçojnë nga Shqipëria në rrugën drejt BE,” tha Mehmeti.

Sipas tij, edhe pse është një shtet multietnik, sërish është më stabël se Shqipëria.

“Bëhet fjalë një shtet dyetnik që ende e vuan këtë problem. Edhe duke e zvarritur këtë problem, sërish është një shtet më stabël se Shqipëria ku zënkat partiake janë më të çuditshme.

Më mirë e kanë ato vende që kanë opozitë të natyrshme, që është përtej asaj politike, që ka të bëjë edhe me etniken,” tha ai.

“Maqedonia përfiton nga rreziku i trilluar shqiptar. Ne shqiptarët e kemi paguar me viktima këtë stabilitet,” theksoi Mehmeti.

“Kurrë Maqedonia nuk ka qenë e rrezikuar nga shqiptarët, por nga shovinizmi maqedonas,” tha Mehmeti.

Sipas tij, merita për ecjen përpara të Maqedonisë ka merita një gjeneratë e re politikanësh.

“Te ne shqiptarët vazhdon logjika se baba nuk ndërrohet nga vendi dhe se njëherë po të jesh kryetar, duhet të jesh gjithmonë kryetar,” tha ai


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu