Haxhiu për kryeministrin Hoti: I përshtatshëm për presion, është asistent i Isa Mustafës

Pas deklaratës së Lajçak, për formimin e asociacionit, ka reaguar menjëherë ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se Hoti është tejet i përshtatshëm për presion pasi që është asistent i Isa Mustafës.

Haxhiu ka thënë se kreu i qeverisë është shumë i përshtatshëm për presion dhe e ka quajtur edhe asistent të Isa Mustafës.

“Vetëm qeverisë së LVV nuk mund t’ia kërkojnë Asociacionin, meqenëse ne e kemi kundërshtuar edhe në vitin 2013 por edhe në vitin 2015. Hoti është tejet i përshtatshëm për t’i bërë trysni pasi që është asistent i Isa Mustafës, nënshkruesit të ‘Zajednices’ me 25 gusht 2015, në dokumentin ku kërkohej vetëm parafimi”, ka shkruar Haxhiu.

Vetëm qeverisë së LVV nuk mund t'ia kërkojnë Asociacionin, meqenëse ne e kemi kundërshtuar edhe në vitin 2013 por edhe…

Posted by Albulena Haxhiu on Sunday, October 11, 2020


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu