‘Negociatat nuk hapen në dhjetor’, gazetarja: Demokracia dhe Drejtësia bllokojnë Shqipërinë drejt BE

As në dhjetor nuk ka hapje negociatash për Shqipërinë sipas gazetares së njohur Erisa Zykaj. Në lidhje direkte me emisionin “Tempora”, Zykaj tha se ky është fakt i bërë i ditur nga disa prej shteteve anëtare të Unionit.

“Negociatat nuk do të çelen në dhjetor. Ky është një fakt dhe këtë e kanë bërë të ditur disa shtete anëtare të Bashkimit Europian. Nuk çelen sepse nuk janë plotësuar tre kushtet e para të kushëzimit të BE”, u shpreh gazetarja.

Sonila Meço e pyet gazetaren për kushtet të cilat janë të paplotësuara dhe i kërkon që ti përsërisë sërish.

‘Kanë të bëjnë me dy “D”-të e famshme. Demokracia dhe drejtësia. Dy kushtet e para janë, Reforma Zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe e dyta, funksionaliteti i plotë i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë. Këto janë dy kushtet e para në 15 kushtet që shtetet anëtare të BE i kanë vënë Shqipërisë për të hapur ose çelur negociatat e anëtarësimit’ tha Zyka.

Gazetarja Zyka theksoi rëndësinë e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, pasi sipas saj bëhet fjalë për themelimin e një shteti të ri.

‘Zyrtarisht, me mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare, kemi të bëjmë me një situatë serioze pasi këtu bëhet fjalë për themelimin e një shteti të ri. Shtetet anëtare thonë, nuk keni demokraci, nuk keni drejtësi dhe nuk keni të drejta themelore’, përfundoi Zyka.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu