Presidenti amerikan Donald Trump, do mbajë një ditë tjetër të fushatës të enjten mbrëma, në një sallë të NBC Neës, derisa rivali i tij Joe Biden, pritet që të njëjtën kohë të mbajë gjithashtu fushatë në një sallë të ABC.
Të enjten ishte planifikuar të mbahej debati mes dy kandidatëve, por pas infektimit të Trump, u vendos që ky debat të mbahej virtualisht gjë që u kundërshtua nga vetë Trump.
Por tani dy kandidatët si duken po ‘’përballen’’ në një formë tjetër, kështu mbase duke rastisur që Trump të mbajë tubimin të njëjtën orë me Biden.
Ky tubim pritet të zhvillohet në hapësira të jashtme, në përputhje me udhëzimet shëndetësore, dhe në përputhje me rregulloret e Qeverisë.
Të pranishmve do u kërkohet të mbajnë maskë, derisa moderatorja do qëndrojë mbi 3 metra larg Presidentit.