Për të parandaluar përhapjen e koronavirusit tashmë shumë shtete e kanë bërë të detyrueshme vendosjen e maskës në ambientet e brendshme e të jashtme. Së fundmi një konsumator në një supermarket në Londër ka refuzuar ta vendosë maskën duke u përballur me punonjësit, të cilët i kërkuan të zbatonte rregullin.
Pas kësaj kërkese të punonjësve, klienti filloi të hidhte çdo produkt nga raftet në tokë duke krijuar një lëmsh të vërtetë. Klienti u arrestua për akuzat e dëmtimit dhe lëndimit të personave pasi dyshohet të ketë su lmuar edhe një anëtar të stafit.
Video: