Miletiç: Asociacioni i komunave serbe nuk do të formohet, ja kush është fajtor

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Petar Miletiç ka deklaruar për “Beta” se Asociacioni i Komunave nuk do të formohet për dy arsye, sepse Prishtina nuk e dëshiron dhe për shkak se Beogradi në 6 vitet e fundit nuk tregoi interesim për formimin e saj.

Ai përkujtoi se 6 nga 15 pikat e marrëveshjes së parë për parimet e rregullimit të normalizimit të raporteve të marrëveshjes rregullojnë formimin e Asociacionit.

Kështu që mund të thuhet se formimi i Asociacionit përbën thelbin e marrëveshjes së nënshkruar me 19 prill 2013. Kryeministrat e atëhershëm Daçiq edhe Thaçi me ndërmjetësimin e përfaqësuese së lartë të BE-së Ketrin Eshton u patën pajtuar që Asociacioni të formohet pas zgjedhjeve të shpallura të nëntorit”, kujton ai.

Sipas tij Asociacioni pas 6. 5 viteve nuk ekziston për faktin se “nuk ka të pafajshëm”.

“Të gjithë nga pak kontribuan që marrëveshja mos të përmbushet edhe Kosova edhe Serbia edhe garantuesit e – BE” mendon ai.

Miletiç thotë se përveç Asociacionit ishte arritur pajtimi i integrimit të policëve serbë, gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e Republikës së Kosovës, gjë që qeveria e Serbisë e bëri duke anuluar filialen e Telekomit të Serbisë dhe formoi “firmën vajzë” sipas sistemit të Kosovës dhe dy palët janë obliguar mos të pengojnë njëra-tjetrën në rrugën evropiane.

Më e rëndësishmja u paralajmëruan zgjedhjet lokale në veri të Kosovës me ligje të Kosovës dhe u mbajtën” nga institucionet e Kosovës. Një tjetër fakt me rëndësi është ratifikimi i marrëveshjes në Kuvendin e Kosovës dy muaj më vonë me shumicë dy të tretat”, tha ai.

Në pyetjen pse zhargitet formimi, Miletiç thotë se formimin e Asociacionit duhet ta bëjë qeveria e Kosovës dhe ata kanë bërë çdo gjë që kjo mos të ndodhë.

“Obstruksionet ishin të përditshme, e çështja kyçe ishin kompetencat e Asociacionit. Kompetencat duhet të ishin punët që bën Serbia edhe sot në mjediset serbe në Kosovë – arsimi, shëndetësia, asistencat sociale, planifikim hapësinor, mbrojtja e identitetit kulturor dhe trashëgimia”, thotë Miletiç.

Ai mendon se politikanët e Kosovës dështuan në prezantimin e Asociacionit si institucion të Kosovës me të cilën institucionet paralele serbe siç i quajnë ata bëhen institucione të Kosovës.

“Në vend të kësaj ata garuan në kumtimin e vështirësimit të Asociacionit përmes termave ‘Bosnizimi i Kosovës’, “Republika e re Sprska’, ‘Niveli i tretë i pushtetit’, ‘Ndarja e një pjese të territorit’, por goditjen më të rëndë e pat dhënë presidentja Jahjaga kur dërgoi në Gjykatën Kushtetuese çështjen nëse Asociacioni shkel atë dhe mendimi i Gjykatës se nuk është në harmoni me Kushtetutën”, vlerëson Miletiç.

Prej atëherë zyrtarët nga Prishtina thirrën në atë mendim dhe i ikin përgjegjësisë për mos formimin e Asociacionit.

“Pra është plotësisht e qartë se Prishtina në asnjë moment nuk ka dashur të respektojë marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel” tha ai, duke shtuar se në anën tjetër Beogradi nuk ka insistuar sepse kur kanë dashur e kanë pasur arsyetim për konflikt me shqiptarët.

“Kur janë mbajtur zgjedhjet në nëntor edhe dhjetor 2013 dhe janar kur u mbajtën zgjedhjet lokale dhe kur u thyhen kutitë edhe pati vraasje të kundër kandidatëve të SNS, ku në zgjedhje morën pjesë serbët e Kosovës nga veriu sipas marrëveshjes u dashtë të formohet Asociacioni”, tha ai.

“Po të hapej kjo çështje nga delegacioni i Beogradit, por me shfaqjen e idesë së përcaktimit të kufijve sikur Beogardi hoqi dorë nga Asociacioni. D.m.th. është e qartë se Beogradi nuk deshi fuqishëm formimin dhe nuk insistojë, përveç kur i duhej si pretekst për konflikt me shqiptarët”, thotë Miletiç.

Në pyetjen nëse ka përgjegjësi BE për mos formimin, ai mendon se ajo ka humb besueshmërinë dhe nuk bëri presion të mjaftueshëm në ata që e kishin obligim përfundimin dhe përmbushjen e kësaj çështje.

“Eshton u dëshmua si mediatore e shkathtë, por Mogerini që e pasoi nuk u gjend si duhet në atë rol që duhet të merren me përmbushjen e marrëveshjeve”, tha Miletiç.

Sipas tij në këtë situatë humbësit më të mëdhenj janë serbët e Kosovës.

“Në vend që të kenë institucion që jeta e tyre të jetë më e durueshme në Kosovë, të zgjidhin problemet e tyre jetësore ‘lojtarët e mdhenj’ përmes kurrizit të tyre dhe llogarisë së vetë nguten për të shpall fitore të mëdha në ndeshjet imagjinare ndërkombëtare”, përfundoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu