Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot pritet të mbërrijë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Vizita zhvillohet me ftesë të homologut të tij nikoqir Zoran Zaev, me të cilin do të takohen gjatë pasdites. Kryeministri Hoti në agjendën e tij ka paraparë edhe takime të tjera me zyrtarë sipas agjendës së planifikuar, përcjell INA.
Në kuadër të kësaj vizite do të nënshkruhet Memorandum i Bashkëpunimit për krijimin e Rrjeteve të pastërta 5G në mes të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti dhe Nënsekretarit të Shtetit Amerikan për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, z. Keith Krach.