Gara duket shumë e fortë mes dy kandidatëve për presidentë në SHBA edhe tani që po vijon numërimi në disa shtete.
Kështu, në Florida, një shtet kyç për përcaktimin e fituesit, rezultati është tepër i ngushtë.
Aktualisht, kur janë numëruar 84 për qind e votave, Trump udhëheq me 49.6 për qind e votave, kundrejt 49.4 për qind të Biden në Florida.
Në rang kombëtar, Biden udhëheq me 50.9 për qind të votave duke udhëhequr në disa shtete. Rrjedhimisht, Biden rezulton të ketë fituar momentalisht 91 vota elektorale kundrejt 67 të Biden.
Shtetet që ka fituar Biden janë: Vermont, Masachusets, Rhode Island, Conecticut, Neë Jersy, Delaëere, Maryland, Illions, Virginia.
Ndërsa kandidati i republikanëve Donad Trump ka mundur të fitojë tetë shtete, duke i siguruar 55 vota në senatin elektoral.
Vendet ku Trump ka fituar janë: Oklahama, Misisipi, Alabama, Tenese, Kentaki, West Virginia, Karolina e Veriut, Indiana.
Numërimi i votave vijon dhe këto rezultate janë paraprake.