Raporti i Dick Martyt: Rama akuzon Metën, Berishën e Bashën se i mbështetën akuzat kundër krerëve të UÇK’së

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka akuzuar Presidentin e Shqipërisë Ili Meta dhe të parin e PD’së Lulzim Bashën për përfshirje në këtë raport skandaloz për UÇK’në.
Rama duke folur për raportin e ish-anëtarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty mbi krimet që pretendon se i kryen anëtarë të UÇK’së ka pyetur Metën pse ka votuar pro këtij raporti kundër luftës së pastër të UÇK’së, gjithashtu i ka kërkaur sqarime dhe Bashës për për sajesën e Shtëpisë së Verdhë.

“Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europes,kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor?”, ka shkruar Rama dje në Twiter, ndërsa sot i ka kërkuar Bashës të jap përgjigje para popullit se si bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë!

“Lulëzim! Mos u fshih pas Covidit dhe lëri akuzat për ata që po luftojnë përditë në vijën e parë kundër virusit, po përgjigju për faktin që ke qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë!E thuaje cfarë mendon për votën e PD-LSI pro raportit të Dick Marty!”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë, që sipas Dick Marty shtëpia e verdhë në Burrel i ka shërbyer UÇK’së si sallë operimi për të zhvilluar kontrabandën e saj me organe njerëzish. Viktimat kanë qenë serbë dhe romë. Në fillim të Raportit të tij (Pikat 1-20, Faqe 1-4) ai përsërit të njëjtat akuza si në raportin e tij të parë që u publikua me 11 qershor të vitit 2007.

Në anën tjetër një gjyqtar i procedurës paraprake i kësaj gjykate, ka konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK’së: ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ndaj shefit të Grupit Parlamentar të LVV’së, Rexhep Selimit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu