E konfirmuar: Cristiano Ronaldo nga sezoni i ardhshëm te gjiganti europian

Cristiano Ronaldo është njëri nga lojtarët më të përfolur ditët e fundit, pasiqë zërat për largimin e tij nga Juventusi sa vijnë e shtohen. Zonja e Vjetër ka vendosur që ta shesë Ronaldon në fund të sezonit për shkak të krizës financiare.

Paga e lartë e portugezit është motivi kryesorë për shitjen e tij dhe sipas të gjitha gjasave ky do të jetë sezoni i fundit për Ronaldon në Torino.

Drejtori i PSG, Leonardo, ka ndezur edhe më tepër zërat në intervistën e tij të fundit për kanalin zyrtar të klubit PSGTV.

Leonardo është pyetur për transferimin e Ronaldos te PSG dhe braziliani ka deklaruar se gjithçka është e mundur në futboll.

Në ditët e sotme gjithçka mund të ndodhë në futboll. Nesër Ronaldo mund të zgjohet nga gjumi dhe të kërkojë të ndryshojë skuadër”, ka përfunduar Leonardo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu