Jurgen Klopp me dhimbje koke, dëmtohet edhe një titullar tjetër

Jurgen Klopp bëhet me dhimbje koke, pasi një tjetër futbollist është dëmtuar. Madje në repartin ku ai ka më pak mundësi zgjedhjeje për momentin.

Joe Gomez, i cili ishte grumbulluar me kombëtaren angleze, është dëmtuar dhe nuk do të jetë nën urdhrat e Southgate për sfidat që “Tre Luanët” do të luajnë në Nations League.

Një lajm i keq për Jurgen Klopp, i cili prej javësh nuk ka në dispozicion as Virgil Van Dijk. Holandezi ka operuar ligamentin dhe do të mungojë të paktën edhe pesë muaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu