Ahmeti për debatin Rama-Basha për çështjen e “Shtëpisë së Verdhë”

Pas shpërthimit të debatit në Shqipëri, mes kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha për Shtëpinë e Verdhë, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në Click Plus komentoi edhe për këtë temë.

“Gur pas guri bëhet kalaja, fjalë pas fjale nis belaja”, kështu ka komentuar Ahmeti për debatin Rama-Basha në Shqipëri për çështjen e Shtëpisë së Verdhë.

Sipas tij, Lulzim Basha nëse ka qenë përkthyes tek “Shtëpia e Verdhë” nuk do të mund të kishte ndikime në hetime.

Kryetari i BDI-së ka folur edhe për 100 ditëshin e parë të qeverisjes me LSDM-në dhe partnerët tjerë të koalicionit.

Ai ka thë se “është një fillim i mirë edhe pse përpara kemi shumë punë serioze”. “Do të veçoja Marrëveshjen me Bullgarinë që është një çështje që kërkon shumë përkushtim dhe urtësi, që të mos tensionohet situata”, është shprehur ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu