Deputeti i AAK’së, Haxhi Shala ka reaguar pasi u.d e Presidentes Vjosa Osmani shfuqizoi vendimin e emërimit të katër konsujve, mes tyre edhe Falrkon Shalës, konsull i përgjithshëm në Pragë, shkruan Gazeta Metro.
Deputeti Shala ka qenë i ashpër në reagimin e tij duke i etiketuar si “fudërrina” ata që po tentojnë të njollosin Kosovën.
“Flakron biri im kur ti linde para 25 vite unë jetoja refugjatin dhe Kosova lëngonte nga robëria serbe. Sonte kur ti Flakron dhe Kosova jeton lirinë, lirinë tënde dhe te Kosovës po e njollosin fundrrinat e ngjitura në kulmin e shtetit. Flakron flakro kudo qe je me dashurinë për atedheun tonë Kosoven! Urime ditëlindja”, shkroi Shala në Facebook.