Vazhdon bilanci i tmerrshëm me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut, sot 22 viktima

MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit janë bërë 3399 testime kurse janë regjistruar 1342 raste të reja me COVID-19.

Në Shkup – 479, Prilep – 84, Manastir – 83, Gostivar – 63, Veles – 59, Tetovë – 58, Kumanovë dhe Strugë nga 52, Ohër – 49, Shtip – 45, Kavadar – 42, Gjevgjeli dhe Koçanë nga 33, Kërçovë – 31, Strumicë – 29, Dellçevë – 22, Dibër – 20, Negotinë – 18, Sveti Nikollë dhe Resnjë nga 13, nga 12 raste në Kriva Pallankë dhe Radovish, Probishtip – 10, Kratovë – 7, Krushevë – 5, nga 4 raste në Berovë, Vallandovë dhe Vinicë dhe nga 2 raste në Demir Hisar, Makedonski Brod dhe Pehçevë.

ISHP-ja ka regjistruar 679 pacientë të shëruar.

Kanë ndërruar jetë 22 persona. Bëhet fjalë për 7 pacientë nga Shkupi, 4 nga Prilepi, 2 nga Shtipi, 1 nga Kumanova, 1 nga Struga, 2 nga Velesi, 1 nga Ohri, 1 nga Gostivari, 1 nga Strumica, 1 nga Krusheva dhe 1 nga Berova.

Numri I përgjithshëm I të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë shkon në 65.231, numri I të shëruarve është 41.656, kurse I viktimave shkon në 1847. Për momentin shënohen 21.728 raste aktive.

Në nivel vendi deri më tani janë bërë gjithsejt 341.261 testime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu