Boris Ruge, ambasador karriere i Gjermanisë dhe zëvendës kryetar i “Konferenca për Siguri e Mynihut”, po deklaron se deklaratat e Aleksandar Vucicit janë të rrezikshme dhe krijojnë tensione.
Ruge ka porositur Vucicin që të siguron që të mos shpërthejë konflikti, sepse nuk shoh ndonjë gjë që Kosova mund të bëjë që do të provokonte konflikt mes dy shteteve.
Ai tha se nuk beson se do ketë konflikt mes dy shteteve, sidomos pasi Kosova nuk është duke provokuar dhe retorikat e Vucicit janë të panevojshme.
“Mendoj se kjo është një retorikë e rrezikshme, që krijon tension, dhe vë një afat kohorë që në disa mënyra duket jo-reale. Në fund të ditës, janë qeveria e Serbisë dhe ajo e Kosovës që e kontrollojnë situatën. Në çoftë se këto dy qeveri veprojnë në mënyrë të përgjegjshme. Nuk ka absolutisht asnjë arsye për konflikt. Presidenti Vucic duket që është në kontroll të gjërave në Serbi, pavarësisht nëse është siguria shtetërore, apo nëse ka të bëjë me të pasurit qeverisja të shumicës parlamentare. Unë shoh se ai është në një situatë ku mund të sigurohet të mos shpërthejë konflikti, sepse nuk shoh ndonjë gjë që Kosova mund të bëjë që do të provokonte konflikt mes dy shteteve. Kështu që, mendoj se kjo retorikë është e panevojshme dhe e rrezikshme”, tha Ruge për Kosova Press.
Ruge tha se Rusia o vazhdon akoma ta shtrinë ndikimin e saj në Ballkan dhe të vazhdon ta përdor Serbinë për qëllimet e saj.