Rreshtimi përkrah Rusisë, Serbia merr reagim të ashpër nga eurodeputetja gjermane

Rreshtimi i Serbisë përkrah Rusisë në konfliktin me Ukrainën, ka shkaktuar reagimin e ashpër të eurodeputetes, Viola Von Cramon.

Kjo e fundit me anë të një postimi në Twitter, ka pyetur se si është e mundur të ndodhë një gjë e tillë, kur dihen qëndrimet e shteteve të tjera të Ballkanit.

Madje, ajo ka vënë në pikëpyetje seriozitetin e shtetit serb në rrugën e tij drejt BE-së.

“Dhe Serbia e bëri prapë: rreshtohet përkrah Rusisë në çështjen me Ukrainën. Pse? A është kjo rruga drejt BE-së? Përderisa dihen qëndrimet e shteteve tjera të Ballkanit Përendimor”, ka shkruar ajo.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu