Gjimnastika në vendin tonë është një sport jo shumë i zhvilluar në vendin tonë, por një rus ka vendosur të na përfaqësojë dhe e ka bërë këtë denjësisht. Matvei Petrov, 30 vjeç është kampioni më i ri i Europës nën ngjyrat e flamurit tonë.
Ai është shpallur kampion i kontinentit të vjetër në Kampionatin Europian të Gjimnastikës, në disiplinën e kaluçit me mbajtëse. Atleti me origjinë nga Rusia grumbulloi më shumë pikë se të gjithë kundërshtarët e tij dhe arriti të marrë medaljen e artë në turneun e organizuar në Mersin, Turqi.
Petrov la pas në këtë garë kundërshtarin e tij kroat dhe në vendin e tretë u rendit gjimnasti turk. Pas marrjes së medaljeve, Petrov tregoi edhe historinë e bashkimit të tij me Shqipërinë. “Kur nuk u kualifikova për Lojërat Olimpike 2016 (Londër), e përfundova karrierën time si gjimnast dhe u transferova në Pragë (Çeki) për të punuar si trajner.”